top of page
Writer's pictureFSHA

Shqiperia siguron dy medalje ari dhe një argjendi në edicionin e 77-të të Kampionatit Ballkanik të atletikës.




Dy titujt kampionë Ballkani mbajnë firmën e mbretëreshës së atletikës shqiptare, Luiza Gegës, e cila tregoi edhe një herë që mbetet e pakonkurrueshme në rajon. Gega e nisi më këmbë të mbarë të shtunën, teksa siguroi medaljen e saj të parë të artë, duke fituar garën e 3000 metrave me pengesa. Ajo regjistroi kohën 9:26.40, duke merituar vendin e parë, e shkëputur me rreth 20 sekonda nga ndjekësja më e afërt.


Ndryshe nga gara e së shtunës, gara e 5000 metra ishte shumë e fortë, e zhvilluar edhe në reshjet e shiut. Konkurrentja direkte e Gegës ishte Yasemin Can, një keniane e natyralizuar turke, kampione në fuqi e Europës në 10000 metra. Pas një gare taktike, kampionia jonë e bëri diferencën në 400 metrat e fundit, duke mbërritur e para në finish me kohën 15:38.52. Kështu Gega siguron titullin e dytë kampion në Kampionatin Ballkanik për ta ngjitur flamurin shqiptar sërish në shkallën më të lartë të podiumit në stadiumin e Izmirit.


Ndërkohë, në Ballkanikun e Izmirit shkëlqeu edhe një tjetër atlet kuqezi, David Nikolli, i rikthyer në Kombëtare pas një shkëputje disavjeçare. Nikolli fitoi dje medalje argjendi në disiplinën e 3000 metrave, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë. Ai e ndali kronometrin në kohën 8:07.37, për të merituar vendin e dytë në Ballkanik.



82 views0 comments

Comments


bottom of page