
Kids' Athletics
Kids’ Athletics është një program pa pagesë dhe emocionues për të lëvizur fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën! Programi përdor fuqinë e atletikës për të frymëzuar fëmijët dhe të rinjtë, kudo që janë, të jenë më aktivë, të zhvillojnë aftësitë dhe besimin e tyre dhe të lidhen me sportin për gjithë jetën.
Kids athletic është një nga programet më të mëdha të zhvillimit bazë në botën e sportit. Ai u krijua në 2002 dhe është rishikuar dhe përditësuar tërësisht në 2021 dhe është vënë në dispozicion në mënyrë dixhitale për të qenë edhe më gjithëpërfshirës, fleksibël, i adaptueshëm dhe argëtues për të rinjtë dhe praktikuesit.
Programi është zbatuar nga më shumë se 100 Federata Anëtare dhe ka arritur një audiencë kumulative të vlerësuar prej më shumë se 13 milion fëmijë dhe të rinj.
Zhvilluar nga trajnerë, mësues dhe të rinj anembanë globit, Kids' Athletics ofron një përvojë unike argëtuese, frymëzuese dhe cilësore për fëmijët e moshës nga katër deri në 14 vjeç.
Vlerat tona të atletikës për fëmijë janë respekti, vendosmëria, miqësia dhe krenaria. Fëmijëve dhe të rinjve u kërkohet të reflektojnë mbi këto vlera gjatë gjithë programit.
Aktivitete
Dokumenta