Teksa data e fillimit të Kampionatit Europian Rome 2024 po afron, Federata Shqiptare e Atletikes ka zyrtarizuar emrat e dy atleteve Shqiptar që do të marin pjesë në kete kampionat.
Kampionia në fuqi e Europës Luiza Gega dhe atleti Izmir Smajlaj do të jenë pjese e ekipit kombëtar të cilet do të garojne në disiplinat respektive, Luiza Gega në 3000m me pengesa dhe Izmir Smajlaj në kërcim së gjati.
Luiza Gega ka arritur normën kulifikuese për këtë kampionat më 31.08.2023, në mitingun Diamond League të zhvilluar në Bruksel, ku gjithashtu, theu dhe rekordin kombëtar të garës 3000m me pengesa me kohën 9.09.64.
Garat e dy atletëve shqiptar do të nisin diten e Premte, më 07.06.2024, ku në oren 12:55 do të zhvillohet garat kualifikuese e kercimit së gjati, grupi A dhe B, dhe paralelisht në orën 13:05 në pistë do të zhvillohet gara kualifikuese e 3000m-ve me pengesa.
Kampionia në fuqi e Europës Luiza Gega do të synoj sërisht podiumin për ti sjellë Shqipërisë një tjetër medalje në Kampionatin Europian. Gjëndja e dy atleteve shqiptar duket e mirë dhe sëbashku me trajnerët shpresojnë që të bëjnë një paraqitje dinjitoze.
Federata Shqiptare e Atletikës i uron suksese dy atletëve shqiptar.
コメント