top of page

Taulant Stërmasi zgjidhet president i Federatës Shqiptare të Atletikës

  • Writer: FSHA
    FSHA
  • May 21, 2024
  • 1 min read



Federata Shqiptare e Atletikës ka zhvilluar sot Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore dhe sipas votimit është zgjedhur Taulant Stërmasi si presidenti i ri me një mandat 1 vjeçar. Në garë për kreun e kësaj federate ishin edhe Ferdinand Canaj dhe Artan Shyti.


Në raundin e parë të votimit nga 17 anëtarë të mandatuar prej klubeve, Stërmasi mori 8 vota, Canaj 6 vota dhe Shyti 3 vota, duke berë që të votimi të shkonte në balotazh, ndërsa në garë mbetën vetëm Stërmasi dhe Canaj. Në raundin e dytë të votimit, Taulant Stërmasi mori 10 vota, kundrejt 7 votave të Canajt, duke u zgjedhur kështu president i Federatës Shqiptare të Atletikës.


Stërmasi do të jetë në krye të federatës për një vit, pasi në 2024-ën përfundon cikli olimpik dhe të gjitha federatat do t’u drejtohen zgjedhjeve të reja, me drejtuesit që do të kenë mandat 4-vjeçar.

Comments


bottom of page